ASPEKTET NDËSHKIMORE PËRFSHIRË NË “TEKSTIN E VETËM MBI EMIGRIMIN” (T.V.E)

 

Hyrja dhe koh ë q ë ndrimi n ë Itali

 

Sic e dimë, hyrja dhe qëndrimi në territorin italian ju ndalohet atyre që konsiderohen si kërcënim për rendin publik ose për sigurimin e shtetit (sic ka ndodhur me rastet e fundit të largimit të “imamëve” të lidhur me organizatat terroriste), ose që rezultojne të dënuar edhe mbas kryerjes së dënimit parashikuar në Art.444 k.p. për krime të parashikuara nga Art.380 § 1 e 2 k.p. ose për krime lidhur me substancat stupefacente, per lirinë seksuale , favorizimin e emigracionit klandestin drejt Italisë ose vëndeve të tjera, faje që kanë të bëjnë me rekrutimin e personave për qëllim prostitucioni ose shfrytëzim prostitucioni, aktivizim minorenesh në veprimtari të paligjshme (Art.4 T.V.E). Një lloj tjetër faji specifik për të cilin nuk lejohet hyrja dhe qëndrimi në territorin italian është ai që i referohet Art. 26 neni 7 § 2, T.V.E: Art.171, ligji 633/41 (ligji mbi të drejtën e autorit), e Art.473 e 474 k.p. Eshtë rasti i të ashtuquajturve “vu kumprà” të cilët shpesh janë ekstrakomunitarë me dokumenta plotësisht të rregullta : kapur në flagrancë, janë ndëshkuar me dënim ‘shtesë', që konsideron pikërisht në anullimin e leje-qëndrimit dhe shoqërimin nëpërmjet forcave publike deri në kufi.

Artikulli 5 ,neni 8 § 2 T.V.E parashikon një dënim të ri : fallsifikimin ose ndryshimin (korrigjimin) e dokumentave të hyrjes ose të leje-qëndrimit, me 1 deri në 6 vjet burg. Duke lënë jashtë favorizimin për hyrje në Itali. Kundër ligjit mbi emigracionin dënon sipas Art.12, neni 5 të të njëjtit ligj hyrjen në Itali me qëllim shfytezimi dhe qëndrimin klandestin.

Parashikohet dënimi me burg deri në 4 vjet si dhe gjoba deri në €15.000,00.

 

Raporti i punës (ose marrëdhenia punësore)

 

Ndodh shpesh, që një i huaj pa dokumenta qëndrimi në Itali merret në punë nga një pronar i shtyrë pak a shumë nga ‘qëllime të mira': por ky është një faj (dhe veprim i paligjshëm), ish Art.22 § 2 T.V.E. për të cilin parashikohet arrestim nga 3 muaj deri në 1 vit dhe gjobë € 5.000,00 për cdo punëtor.

Dënim penal përbën cdo kontratë fallco nga një punëdhënës sipas Art.33 të ligjit 189/02 dhe nenit 1 §9 e dekretit 195/02. Punëdhënësi në këtë rast dënohet nga 2 deri në 9 muaj burg. Cdo person përgjigjet përpara ligjit sipas Art.479 k.p dhe kur paraqet në zyrat e policisë documenta fallco me qëllim që të sigurojë leje-qëndrimin në Itali.

 

Largimi për persona të padëshirueshëm (espulsioni)

 

Për të huajt e pranishëm në Itali pa dokumenta të rregullta, nuk ka zgjidhje tjetër përvec ‘espulsionit', gjithmonë e shoqëruar, përvec rasteve të vecanta, nga forcat e rendit deri në kufi. Espulsioni mund të jetë i karakterit shtetëror (ministerial), ose prefektual (rajonal): ne na intereson kjo e dyta. E para mvaret nga Ministria e Brëndshme për motive të rendit publik ose të sigurimit të shtetit e mund të zbatohet edhe kundrejt kategorive që përfshihen në Art.19 par.2 T.V.E. Ky dispozicion i fundit parashikon në fakt ndalimin e largimit ose refuzimit kundrejt një shteti në të cilin i huaji është i persekutuar, nëse i huaji është minoren, me përjashtim të rasteve kur duhet të ndjekë prindërit të cilvt janë dënuar me largim, të huajt që kanë kartë-qëndrimin, të huajve që

bashkjetojnë me bashkshortë apo të afërm deri të gradës së katërt me kombësi italiane, si dhe të huajve në gjëndje shtatzanie deri në 6 muaj pas lindjes.

Decreti i espulsionit zbatohet menjëherë, edhe në raste e kundërshtimit që duhet të kryhet brënda 60 ditësh nga momenti i komunikimit të personit të interesuar. Në rastet e procedurës penale për ekzekutimin e dekretit të espulsionit është e nevojshme leja e autoriteteve juridike proceduese , që konsiderohet e lëshuar në mungesë brënda 15 ditëve.

Një i huaj që i është nënshtruar një procesi penal, espulsohet pa e kryer dënimin dhe hyn në një moment te dytë si klandestin në Itali, dënohet tashme për të dy krimet (edhe për të parin që nuk ka kryer dënimin). Espulsioni i një personi në proces gjyqsor, duhet ti bëhet e ditur organeve juridike brënda 48 orëve nga momenti i ekzekutimit. Per personat që espulsohen ndalohet hyrja në Itali për një periudhë që shkon nga 5 deri ne 10 vjet e sanksionuar me ligj.

Espulsioni konsiderohet si një masë ndëshkuese alternative që zevendeson burgimin dhe si një masë e sigurimit publik. Kjo bëhet me anë të avokatit që e jep atë sipas Art.444 k.p.

Ky zëvendësim nuk është i ligjshëm në rastet e të huajve me qëndrim të rregullt në Itali. Dënimi që zëvendesohet me espulsion nuk duhet ti kalojë të 2 vjetët. Njëkohësisht nuk duhet të bëjë pjesë në dënimet që parashikon Art.407, neni 2 § a) k.p. Njëkohësisht nuk është e aplikueshme në rastet që përmenden ne Art.19 T.V.E. nëse i huaji i dënuar sipas krimeve të mësiperme, hyn jo ligjërisht në Itali vihet përpara ligjit sipas Art.13 të nenit 13/2 T.V.E.

Espulsioni mund të përdoret edhe si alternativë kundra burgimit, por duke përjashtuar zbatimin e Art.19 T.V.U. nuk duhet të bëhet fjalë për krime që përfshihen në Art.407, neni 2 § a) k.p.

Eshtë e nevojshme që i huaji të kryejë një dënim burgimi të mbetur por jo më shumë se 2 vjet. Për këtë vendos një funksionar i drejtësisë, nëse i huaji nuk rikthehet në Itali, me kalimin e 10 viteve ai konsiderihet i clirua nga dënimi. Art.15 § 1 T.V.E , parashikon që gjygjtari mund të konsiderojë të rrezikshëm për rendin publik të huajin që ka kryer krime që përfshihen në Art.380 dhe 381 k.p., duke urdhëruar kështu dënimin me espulsion. Kjo masë ndëshkimore parashikohet edhe në rastet e krimeve të parashikuara në Art.235 dhe 312 k.p. si dhe Art.86 të Dekretit të Presidentit të Republikës n° 309/90.

 

Të miturit

 

Për sa i përket të miturve, e rëndësishme dhe pak e njohur, është mundësia e pajisjes me leje-qëndrim e tyre në bazë të Art.2 të ligjit 1184/83 (të pa shoqëruar nga të rritur ose në besim të personave mbi 18 vjec). Mbas lëshimit të një leje-qëndrimi të tillë nga kuestura, komiteti për të miturit e huaj, vë në dijeni avokatin mbrojtës për emërim të një kujdestari sipas Art.343 dhe përpiqet të vihet në kontakt me familjarët për riatdhesimin me shoqërim të të miturve.

Nëse riatdhesimi nuk është i mundur, i mituri i besohet shërbimeve sociale, në këtë rast leje-qëndrimi konvertohet në leje besimi ose ngarkimi në menyrë që ti jepet mundësia për studim e më vonë , në moshë madhore, për punë. Në këtë rast pajiset me leje-qëndrim për motive studimi ose pune.

Neni i fundit i Art.31 te T.V.E. parashikon që espulsioni i një të mituri nuk mund ta urdhërojë kuestori, por gjykata e të miturve. Natyrisht i mituri rezervon gjithmonë të drejtën për të ndjekur pas prindërit e espulsuar.

Së fundi, gjykata për të miturit, sipas art.31 të T.V.E., rezervon të drejtën që për një kohë të caktuar, lejon qëndrimin e familjarëve të të miturit në Itali pa leje-qëndrimi, duke marrë në konsideratë moshën dhe gjëndjen shëndetesore të të miturit.