VIZA E HYRJES NE ITALI

 

Viza, qe perbehet nga nje kuadrat i ilustruar i ber apostafat per tu ngjitur ne pashaporte ose mbi nje dokument tjeter te vlefshem udhetimi, eshte nje autorizim qe i jepet te huajve per te hyre ne territorin e Republikes Italiane ose ne ate te vendeve te tjera kontraktuese per tranzit ose qendrim, vleresuar sipas nevojave te marrdhenieve nderkombetare nen mbrojtjen e sigurimit kombetar dhe publik.

Normalisht pra, nuk eshte nje e 'drejte' e te huajve marra e vizes, por thjeshte nje “interes i ligjshem“. Ligji i 6 Marsit 1998, n° 40, pershkruan parimin mbi vizen e hyrjes dhe rihyrjes bazuar ne motivazioni e paraqitur me shkrim ne gjuhet anglese, francese, spanjolle ose arabe (art.4, § 2). Ligji i ri, i ashtuquajtur Bossi – Fini, ka nxjerre nje urdher qe detyron te thuhet motivi i hyrjes edhe ne rastet e qendrimit per kohe te shkurter (turizem, tregti, studime jo universitare, etj), per motive te sigurimit publik.

Vec kesaj, viza nuk garanton sigurine e hyrjes,nderkohe qe autoritetet e kufirit mund ta kthejne te huajin nese nuk eshte ne gjendje te mbahet vete ekonomikisht dhe te vertetoje se ne c'menyre do te zgjidhe strehimin e perkohshem me adrese te sakte si dhe nese vleresohet problematik per rendin publik. Cdo i huaj ni Itali, si ai pa vize te dtyrueshme si ai me vize, eshte i detyruar te deklaroje prezenzen e tijne territorin kombetar, prane kuestures se provinces ku ndodhet, brenda 8 ditesh pune nga data e hyrjes duke kerkuar njekohesisht leje-qendrimin sipas motivit dhe kohezgjatjes se pershkruar ne vize. Leje-qendrimi i perzgjatur mund te kerkohet vetem ne kuesture.

Sipas normatives shengen, leje-qendrimi apo pashaporta dipllomatike e leshuar nga kuestura per vize me koheqendrimi te gjate, i lejon te huajit, qe bashke me pashaporten e tij kombetare ose dokument tjeter te vlefshem per udhetim, te hyje dhe te dale ne hapesiren shengen si dhe te qarkulloje lirisht per nje periudhe jo me shume se 90 dite ne 6 muaj, ne territoret e vendeve te tjera kontraktuese.

Ne ate rast, i huaji eshte i detyruar te deklaroje prezencen e tij ne territorin e shteteve shengen, prane autoriteteve te sigurimit publik brenda 3 diteve nga hyrja ne kufi.

Kompetenca e dhenieve te vizave italiane i njihet Ministrise se Puneve te Jashteme qe e ushtron nepermjet perfapsive dipllomatike ose konsullatave ne vendet e perkatesive te tehuajve.

Vetem ne raste te jashte zakonshme dhe ne kushte te prera, viza vetem per nje hyrje me kohezgjatje minimale 5 dite per tranzit dhe 8 dite per qendrm, mund te leshohet ne kufi nga autoritetet kompetente.

Te ndyshme jane te ashtuquajturat « leje ne kufi », te leshuara per procedura nderkombetare per ti bere te mundur te huajve te pajisur me vize te rregullt, prenotimin ose nje qendrim jo me shume se 48 ore ne zonat afer aeroporteve(“leje vizite qyteti“) ose viziten, vetem ne oret ditore , te zonave urbane afer porteve, perfshire lokalitetet turistike te rendesishme (“leje per marinaret“).

Ne te njejtin kufizim konsullor ku jane te pranishem Perfaqesi te vendeve te ndryshme kontraktuese , pergjegjesia per leshimin e nje vize Shengen Uniforme (VSU deri ne 90 dite) i takon Perfaqesise se shtetit Shengen qe perben qellimin e vetem ose kryesor te udhetimit, ose ne qofte se eshte e pamundur te identifikohet, te shtetit Shengen ku hyn ne fillim dhe qe eshte e detyrueshme viza.

Nese vendi kontraktues qe leshon vizen nuk ka nje perfaqesi te vetem ne Atdheun e te huajit, ose ne shtetet me shtrirje te madhe tokesore, ne krahinen e vendbanimit, viza Shengen mund te leshohet nga Perfaqesia e nje vendi tjeter kontraktues ne emer dhe per llogari te vendit kompetent.

Nuk eshte i mundur mandati per leshimin e vizave per qendrim per nje kohe te gjate, te ashtuquajtura “viza kombetare” (VK per me shume se 90 dite).

Viza mund te jete vetjake (mbi nje pashaporte personale) ose kolektive (mbi nje pshaporte kolektive). Viza kolektive nuk mund te kete nje kohezgjatje me shume se 30 dite.

 

 

Vizat ndahen ne tre kategori te medha:

 

1) Vizat Shengen Uniforme (VSU) : te vlefshme per territorin e bashkesise se vendeve kontraktuese; mund te jene:

a)vize kalimi nepermjet aeroportit (tipi A), te detyrueshme vetem per qytetaret e disa vendeve per te kaluar ne zonen nderkombetare te nje aeroporti, pa hyre ne territorin kombetar.

b)vize salimi (tipi B), e vlefshme deri ne 5 dite per te kaluar nepermjet territorit te vendeve kontraktuese per te shkur nga nje shtet te shteti tjeter.

c)vize per qendrime ne kohe te shkurter ose udhetime (tipiC) deri ne 90 dite, me nje ose me shume hyrje. (vetem qe as kohezgjatja e nje qendrimi te panderprere, as shuma e qendrimeve te ardhshme nuk duhet te jene me shume se tre muaj per gjashtemujor, duke filluar nga data e hyrjes se pare ne hapesiren Shengen).

d)personaliteteve dhe personave te rendesishem, qe kane nevose per viza me shpeshtesi te rregullt dhe japin garantite e nevojshme, rregullorja Shengen lejon, ne menyre te jashtezakonshme, leshimin e vizave te tipit C, qe edhe pse lejojne qendrimin deri ne 90 dite per gjashtemujor, vlejne per 1 vit(C1), 2 vjet (C2), 3 vjet (C3) ose 5 vjet (C5). Tipologji te tilla mund te krijojne nganjehere nje alternative te vlefshme, me praktike dhe me te shpejte, per leshimin e vizave per qendrim te gjate.

 

2) Viza me Vlefshmeri Tokesore te Kufizuar (VTK) : te vlefshme vetem per vendet kontrktuese, Perfaqesia e te cilave ka dhene vizen (ose ne raste te vecanta edhe per shtete te tjera Shengen vecanerisht te indikuara), pa asnje mundesi hyrje, as vetem per transit, ne territorin e shteteve te tjera Shengen; mund te jene:

a)vize tranziti nepermjet aeroportit (tipi A)

b)vize transiti (tipi B)

c)vize per qendrime (tipi C) ne kohe te shkurter ose per udhetime

Duke i kerkuar nje perjashtim te jashtezakonshem rregjimit te pergjithshem te VSU, keto viza nuk mund te kerkohen direkt nga i huaji, por mund te leshohen ne raste te prera e te pakta, dhe ne raste te nje mohimi direkt te nje VSU, kur edhe pse nuk permbushin te gjitha kushtet per leshimin e nje VSU, Perfaqesia mendon se eshte njesoj e mundur te japi nje vize, per arsye humanitare ose interesi kombetar ose ne virtyt te detyrimeve nderkombetare, per urgjence ose ne raste nevoje, per nje qendrim per 6 muaj per te cilin i huaji e ka nje VSU per 3 muaj.

 

3) Viza per qendrim per nje kohe te gjate ose ‘Kombetare' (VK) : te vlefshme vetem per qendrime mbi 90 dite (tipi D). kane te njejtat karakteristika me llojet e tjera te vizave, me nje ose me shume hyrje, vetem ne territorin e vendit kontraktues qe ka leshuar vizen dhe n.q.s. perdoret vetem per tranzit ne territorin e shteteve te tjera Shengen nuk duhet te kaloje 5 dite. Quhen ‘Kombetare' sepse leshohen nga nje shtet Shengen nepershtatje me ligjet e tij dhe leshohen vetem si viza vetjake.

 

Nevosa e nje armonie me te madhe midis politikave kombetare te vizave ka nxitur, ne seline e Bashkimit Europian, adoptimin e Rregullores n°2317/95 te Keshillit te BE te 25 Shtatorit 1995 ne fuqi nga 3 Marsi 1996 qe percakton “Listen e perbashket te vendeve, qytetaret e te cileve, duhet te zoterojne nje vize per kalimin e kufijve te huaj jashte shteteve anetare”.

 

Per titullaret e pashaportave te zakonshme :

-per tranzit ose per qendrim te shkurter, viza (VSU ose VTK) eshte e nevojshme per shtetasit e vendeve qe bejne pjese ne “Listen e perbashket” te lartepermendur

-per qendrim te gjate : viza (VK) eshte gjithmone e nevojshme, edhe pse i huaji eshte shtetas i nje vendi te perjashtuar nga ky detyrim.

 

 

 

Per titullaret e pashaportave dipllomatike ose sherbimi

-per tranzit ose qendrim te shkurter, viza (VSU ose VTK) eshte e nevojshme per shtetasit e vendeve qe bejne pjese ne “Listen e perbashket” te lartepermendur, me perjashtim te rastit kur ndermjet Italise dhe ketij shteti eshte ne fuqi marreveshja e perjashtimit nga ky detyrim.

-per qendrim te gjate: viza (VK) eshte gjithmone e nevojshme, edhe pse i huaji eshte shtetas i nje vendi te perjashtuar nga ky detyrim, me perjashtim te rastit kur hyrja eshte e kerkuar per akreditim ose njoftim nga nje shtetas i vendit me te cilin eshte ne fui marreveshja e perjashtimit nga viza dipllomatike.

 

Viza mund te kerkohet nga i huaji qe eshte me i madh se 18 vjec (per me te vegjelit, kerkesa duhet te behet nga nje i rritur dhe duhet te jete e shoqeruar me mirekuptimin e te dyve)per ate dhe per familjaret qe mund te jene te shkruajtur tek pashaporta.

 

Kerkesa per vize, Perfaqesise, i perzantohet e shkruajtur mbi nje dodul te vecante i plotesuar ne tre gjitha pjeset e tij, i fimosur nga i huaji dhe i duhet vendosur nje fotografi pashaporte. I huaji qe kerkon vize duhet ti drejtohet Perfaqesise personalisht per te shpjeguar arsyet dhe rrethanat e qendrimit. Modulit te kerkeses duhet ti bashkangjitet nje dokument i vlefshem me te cilin do te udhetoje, ku mund te vendoset viza dhe dokumentat e tjera te kerkuara.

Te gjitha keto documenta, pamvaresisht nga tipi i vizes se kerkuar ose tipi i vizes qe do te leshoje Perfaqesia, duhet te deshmojne detyrimisht:

-qellimin e udhetimit (ftese, thirrje per mbledhje, pjesemarrje ne nje udhetim te organizuar, etj)

-mjetet e trasportit e te kthimit (valuten per benxinen, siguracionin e automjetit ose, n.q.s. i huaji nuk udheton me mjetin e vet ose me mjet kolektiv, bileten e udhetimit shkuar e ardhur)

-mjetet e mbajtjes gjate udhetit dhe qendrimit (jo vetem leke ne dre por edhe karta krediti ose tituj si ‘trveller's cheques', etj)

-kushtet e vendbanimit (prenotim ne hotel, ftese, dokument ku deklarohet qe ke shtepi tenden ose me qera, etj)

 

Pasi eshte vleresuar kerkesa per vize, te gjitha dokumentat e dorezuara nga kerkuesi dhe intervista, Perfaqesia ben disa kontrolle te tjera sigurimi, duke kerkuar ne rruge informatike dhe telematiche nepermjet “rrjetit boteror te vizave” listen e te huajve te papranueshem ne hapesiren Shengen te SIS (Sistemi i Informacionit Shengen).

N.q.s dhenja e vizes eshte e detyrueshme qe te konsultohet edhe nga Autoritetet e vendit ku i huaji deshiron te shkoje si dhe nga Autaritetet e vendeve te tjera kontraktuese, lesimi i saj do te behet i mundur vetem kur te jepet aprovimi e Autoriteteve te lartepermendur.

 

Bashke me vizen, Perfaqesia i jep te huajit nje komunikate te shkruar ne gjuhen e te huajit ku ilustron te drejtat dhe detyrat e te huajit te lidhura me hyrjen dhe qendrimin e tij ne Itali.

Te drejtat konsullore per tu paguar per vizat e leshuara jane te shprehura ne euro por mund te kthehen edhe ne vleren e monedhes se vendit.

 

Tarfat per leshimin e vizave nga 01/01/2003 deri 31/03/2003

Llojet e vizave:

A) tranzit nepermjet aeroportit: euro 10

B) tranzit (per nje ose me shume hyrje): euro 10

C) qendrim maksimumi 30 dite (per nje ose me shume hyrje): euro 25

D) qendrim maksimumi 90 dite (per nje hyrje): euro 30

E) qendrim maksimumi 90 dite (per shume hyrje): euro 35

F) qendrim maksimumi 90 dite ne nje vit (per shume hyrje): euro 50

G) vize ‘Kombetare' (me kohezgjatje te madhe): euro 30

 

Vendet qe jane te detyruar per vize jane: Afganistani, Shqiperia, Algjeria, Angola, Antigua e Barbuda, Arabia Saudite, Armenia, Azerbajxhani, Bahamas, Bahrein, Bangladeshi, Barbados, Belize, Benin, Bhutan, Biellorusia, Bosnje-hercegovina, Botswana, Burkina Faso, Burundi, Kamboxhia, Kameruni, Kapo Verde, Afrca Qendrore, Ciad, Kina, Komore, Kongo, Kongo Republika Demokratike, Korea e vermut, Kuba, Republika domenicane, Egjypti, Etiopia, Ish Republika Jugoslave e Maqedonise, Flilipinet, Gjeorgjia, Xhamaika dhe shume te tjera. Jane gjithsej 132 shtete