QËNDRA PËR PUNËSIM E PROVINCËS SË RIMINIT

UDHËZUES PËR EMIGRACIONIN

 

Treguesi:

 

•  Hyrja dhe leje-qëndrimi

•  Kërkesa për përsëritjen e leje-qëndrimit

•  Qytetarët e ardhur nga Komuniteti Europian (KE) dhe familjarët e tyre

•  Qytetarët që nuk bëjnë pjesë në Europën e Bashkuar (EU)

•  Vendosja e raportit punësor për atë që është aktualisht në Itali

•  Sanksionet për ata që punësojnë emigrantë pa dokumenta

•  Vendosja e raportit punësor për atë që akoma ndodhet në vendlindje

•  Mundësia e hyrjes në Itali “jashtë kuotës” për kontrata të kufizuara, të pakthyeshme

 

 

Hyrja dhe leje-qëndrimi

 

Leje-qëndrimi është një autorizim administrativ që lejon qëndrimin në Itali sipas kushteve te përcaktuara me ligj.

Nuk duhet ngatërruar autorizimi për hyrjen në Itali (e ahtuquajtura viza e hyrjes) me autorizimin e qëndrimit në territor. Leja e qëndrimit që është e detyrueshme në të gjitha rastet, duhet te kërkohet brënda 8 ditëve (pa të dielat), duke filluar nga dita e hyrjes në territorin italian, pranë kuesturës së provincës në të cilën i huaji kërkon të qëndrojë.

Karakteri i leje-qëndrimit ndryshon sipas kombësisë prej nga vjen qytetari i huaj. Duhen marrë në konsideratë dy kategori:

-qytetarët anëtarë të Komunitetit Europian

-qytetarët që nuk i përkasin vendeve anëtare të Komunitetit Europian

 

Kërkesa për leje-qëndrim

 

Kjo kërkesë detyron të huajin ti kërkojë kuestorit të provincës ku ai banon, përsëritjen e leje-qëndrimit, para se të skadojë:

-90 ditë para, për leje-qëndrimet me kohëzgjatje dy vjet

-60 ditë para, për leje-qëndrimet me kohezgjatje 1 vit

-30 ditë para, në të gjitha rastet e tjera

Nuk mund të qëndrojë në territorin e Shtetit italian, qytetari i huaj, leje-qëndrimi i të cilit ka skaduar dhe nuk është kërkuar persëritja në kohën e duhur.

 

Qytetarët e ardhur nga Komuniteti europian dhe familjarët e tyre

 

Art.48 i Traktatit te Romës, aprovon të drejtën e qëndrimit në secilin shtet anëtar të Europës së Bashkuar për të ushtruar aktivitet pune (qarkullim i lirë i punonjësve dhe familjarëve të tyre).

Kjo e drejtë është ligjëruar nga “Karta e qëndrimit për qytetarët e EB” (DPR 54/02), e vlefshme për 5-vjet me shtyrje afati të pacaktuar.

Lëshohet dhe mund të përsëritet pa probleme të veçanta burokratike,të cilat nga ana tjetër nuk duhet të jenë të tilla që të pengojnë zbatimin e menjëhershem të kontratës së punës për kërkuesit.

Shtetet që i përkasin hapësires ekonomike europiane, përveç Italisë, janë:

Austria, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Britania e madhe, Greqia, Irlanda, Luksemburgu, Vendet e ulta, Portugalia, Spanja, Zvicra, Islanda, Lihtenshtain dhe Norvegjia.

Që nga 1 Maji 2004, 10 shtete të tjera hynë në përbërjen e Europës së Bashkuar:

Qipro, Estonia, Malta, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovakia, Sllovenia, Hungaria dhe Republika Çeke.

Për punëtorët e thjeshtë, do të pezullohet “për 2 vjet” aplikimi i të drejtës së përbashkët i rastit të qarkullimit të lirë të të gjithë qytetarëve të neokomunitetit, përveç atyre të Qipros dhe Maltës (që përjashtohen nga pezullimi i qarkullimit të lirë).

Ministria e Punës dhe Politikave Shoqërore, parashikon programimin e fluksit të hyrjes së punëtoreve të shteteve të rinj, anëtare të Europës së Bashkuar, në Itali. Për informacion drejtohuni drejtorive competente provinciale te punës.

Për punëtorët autonomë (artixhan) nuk parashikohen masa penguese, por duhet të respektojnë proçedurat normale të parashikuara për qytetarët e tjerë të Europës së Bashkuar.

Për informacion më të plotë:

http://www.welfare.gov.it/EaChannel/PrimoPiano/vademecumImmigrazione.htm?baseChannel=PrimoPiano&actualChannel =.

 

Qytetarët që nuk bëjnë pjesë në Komunitetin Europian

 

Trajtimi i tyre rregullohet nëpërmjet dokumentit të leje-qëndrimit duke ju nënshtruar kontrolleve të herë pas hershëm sipas motivit për të cilin është lëshuar që herën e parë. Ligji paraqet një sërë rastesh për të cilat mund të lëshohet një leje-qëndrimi (punëtore, artixhiane, vizitë mjekësore, turizëm, për studime, për çështje humanitare, mbrojtje civile, bashkim familjar, azil politik, motive fetare, etj), por në praktikë ekziston një tipologji më e gjërë leje-qëndrimesh të cilat mund ti gëzojë çdo i huaj në momentin e përsëritjes.

Leje-qëndrimi është i vlefshëm në të gjithë territorin italian, është një dokument i rëndësishëm nëpërmjet të cilit sigurohen shërbime të ndryshme që rrjedhin nga administrata publike.

Leje-qëndrimet me kohë të zgjatur (jo për qellim turistik), japin të drejtën e rregjistrimit në gjëndje civile sipas ligjeve në fuqi për qytetarët italianë.

Raste të veçanta:

-të martuarve me qytetarë italianë, ju jepet leje-qëndrimi i “pa kufizuar”

-familjarit, që i perket një vëndi jo anëtar të Europës së Bashkuar (pra ekstrakomunitar), të një qytetari anëtar i Europës së Bashkuar, i jepet një leje-qendrim me kohëzgjatje të barabartë me atë të kryetarit të familjes.

-qytetarëve zviceranë: pas 5 vjetëve qëndrimi të pandërprerë, përjashtuar rastet për studime apo kura mjeksore, ju jepet një leje-qëndrim me kohë të pacaktuar.;

shtyerja apo përsëritja mund të refuzohen:

-mbi kohën e përcaktuar në vizën e lëshuar, kur kjo e fundit është e pa shtyeshme

-kur nuk ekzistojnë më arsyet apo kushtet për të cilat është aprovuar leje-qëndrimi i parë

-nëse mungojnë garancitë financiare të demostrueshme dhe të ligjshme, që i përkasin të ardhurës minimale (si dhe ndihmat totale shoqërore-sociale)

 

Kujdes!

Espulsioni (largimi), përjashton mundësinë e rihyrjes në Itali (për 10 vjet nga zbatimi i largimit), përveç rasteve që konsiderohen të paligjshëm nga autoritetet juridike ose me autorizim të veçantë kthyer nga Ministria e Brëndshme.

 

Vendosja e raportit punësor për atë që është aktualisht në Itali

Punëdhënësi që kërkon të punësojë një të huaj që ndodhet aktualisht në Itali me leje-qëndrim të rregullt, aplikon të njëjtat rregulla të parashikuara për punëtorët italianë.

 

Kush mund të punojë?

Për të punuar duhet të kesh mbushur 15 vjeç, të kesh kryer arsimin e detyrueshëm, dhe të jesh i pajisur me leje-qëndrim për një nga arsyet e mëposhtëme:

-punëtor i thjeshtë

-punëtor i pamvarur

-familje-arsye familjare-bashkim familjar

-azil politik

-mbrojtje sociale (shoqërore)/drejtësi juridike

-studime dhe formim profesional (specializim),në këtë rast mund të punohet deri ne 20 orë në javë/1040 orë në vit

-në pritje për punësim

-sistemim në punë

-fëmijët minoren të adoptuar përkohësisht

Leje-qëndrimet për punëtorët e thjeshtë, punëtorët e pamvarur dhe familjet mund të përdoren për çdo lloj aktiviteti.

Leje-qëndrimi për familje-arsye familjare lejon gjithmonë sistemimin në punë, duke bërë përjashtim rastet me mbishkrimin “e pashtyeshme” apo treguesi “vizë e tipit C”(vizë për qëndrim të shkurtër, përkohshëm).

Motivi “azil politik” i referohet rasteve kur i është njohur statusi i rrefugjatit politik.

Minorenët (të vegjëlit) ekstrakomunitarë me dokumentacion të rregullt në Itali, duhet të konsiderohen të barabartë me të vegjëlit italianë dhe ti nënshtrohen arsimit të detyrueshëm sipas ligjit (D.L n°345/99 dhe modifikimeve të mëtejshme të integracionit).

Që të verifikohet arsimi i nevojshëm i detyrueshëm, duhet të paraqitet “Dëftesa e notave” apo “Diplloma” e njohur paraprakisht pranë zyrave të konsullatave italiane në shtetet përkatëse.

Duke marrë parasysh vështirësitë për kryerjen e këtyre formaliteteve pranë zyrave përkatëse, konsiderohet e vlefshme dhe një “Përkthim me përgjgjëgjsi personale, të shkallës së arsimit” mjaft që ti përgjigjet normave përkatëse arsimore shqyrtuar në Komisionin Qeveritar Krahinor n° 810 të datës 05/05/2003.

 

Kush nuk mund të punojë?

 

Qytetarët e vëndeve që nuk janë anëtarë të Europës së Bashkuar dhe janë të pajisur me leje-qëndrim për një nga motivet e poshtëshënuara:

-Turizëm

-Motive fetare

-Kura mjeksore

-Për moshë minorene (nën 18 vjeç)

-Kërkesë për azil politik (në pritje të statusit të “rrefugjatit politik“)

-Çështje tregëtie

-Kërkesë për shtetësinë italiane

 

 

Sanksionet për ata që punësojnë ekstrakomunitarë pa dokumenta të rregullta

 

Punëdhënësi që punëson persona pa documenta të rregullta, sic është leje-qëndrimi, ose i ka skaduar ose nuk është bërë përsëritja o anullimi brënda kohës së përcaktuar me ligj, dënohet me arrestim nga 3 muaj në 1 vit dhe gjobë 5000 € për cdo punëtor.

 

 

 

 

Vendosja e raportit pun ë sor p ë r at ë q ë ë sht ë akoma n ë vendlindje

 

Punëdhënësi që ka ndërmënd të punesoj të huaj akoma banues në vëndin e origjinës, është i detyruar të respektojë një procedurë të veçantë që kryhet pranë Sportelit te Vetëm për emigracionin. Hyrja në Itali e qytetarëve jo anëtarë të Europës së Bashkuar për motive pune, bëhet në përputhje me kuotat e vendosura nga Qeveria, në bazë të të dhënave mbi kërkesat efektive për punë, duke marrë parasysh para së gjithash: kuotat e rezervuara për punëtorët me originë italiane banues në vendet jo anëtare të Europës së Bashkuar. Punëdhënësi italian apo i huaj me qëndrim të rregullt në Itali që kërkon të krijoj një raport pune me kohë të kufizuar o të pakufizuar me një të huaj banues jashtë kufirit italian, duhet të paraqesi në Sportelin kompetent territorial për emigrazionin, ose në zonën ku do të kryhen punimet (marrëdheniet punësore):

-kërkesa me emërtim për autorizim pune

-dokumentat që garantojnë vendbanimin (strehimin)

-kontratë pune duke i bashkangjitur biletën e kthimit të të huajit në vëndin e origjinës

-një deklaratë ku detyrohet ti bëjë të ditur çdo ndryshim në karakterin e punës.

Leje-qëndrim për motive pune (të mvarur nga punëdhënësi), nuk mund të tejkalojë:

-9 muaj, kundrejt një ose më shumë kontratave për punë stinore

-1 vit, për një kontraë pune të mvarur me kohë të kufizuar

-2 vjet, për një kontratë pune të mvarur por me kohë të pakufizuar

I huaji që arrin të demostrojnë që ka ardhur në Itali të paktën dy vjet rrjesht për të bërë punë stinore, i jepet leje-qëndrimi shumëvjecar deri në 3 vjet, gjithmonë nëse bëhet fjalë për punë përsëritëse.

 

Mund ë sia e hyrjes n ë Itali “jasht ë kuot ë s” p ë r kontrata t ë kufizuara dhe t ë pa kthyeshme

 

Ky është një problem që ka të bëjë me punëtorët e disa lloj kategorish pune të kërkuara në Itali që konsiderohen jashtë kuotave të fiksuara për punë të mvarura nga punëdhënës të ndryshëm. Për kategori personash si më poshtë, kërkesa për autorizim pune, duhet të paraqitet në Drejtorinë provinciale kompetente të punës sipas art.27 të D.Lgjs.286/98 dhe modifikimeve të mëvonëshme të tij:

-drejtues ose punonjës me specializim të lartë të Shoqërive që kanë qëndrën ose filialet në Itali

-profesorë universiteti, leksionistë dhe kërkues shkencorë

-përkthyes dhe shoqërues për gjuhët e huaja

-punëtore shtepiakë të qytetarëve italianë, se të ardhur nga vëndet e KE për të vazhduar punën e filluar më parë si punonjës shtëpiak

-persona që kryejnë praktikë periodike dhe formime profesionale (specializime) pranë punëdhënësve italianë

-punëtorë organizatash ose ndërmarrjesh, që janë në Itali, në fusha specifike për një periudhë të caktuar

-punëtorë nga ndërmarrje me qëndër jashtë Italisë, përkohësisht të trasferuar pranë ndërmarrjeve në Itali, për kryerje punimesh në objekte me kontrata apaltesh

-infermierë profesionistë të punësuar pranë strukturave shëndetësore publike dhe private

ndërsa për kategori personash si më poshtë:

-punëtorë të zënë me punë pranë cirqeve apo shfaqjeve artistike që udhëtojne jashtë

-personel artistik dhe teknik për koncerte lirike, baleti dhe çfaqje teatrale

-balerinë, artistëdhe muzikantë të punësuar pranë lokalesh argëtues

-artistë të punësuar nga ente muzikale, teatrale, kinematografike, radiofoniche, televisive, publike ose private, ne fushën e manifestacioneve kulturale apo folklorike

Kërkesa e autorizimit për punësim duhet të paraqitet në Ministrinë e Punës dhe te Politikave Sociale – Drejtoria e Përgjithshme e Punës - Sekretaria e Zyrës së Punës për spektaklet.

Për të huajt që kryejnë çdo lloj aktiviteti sportiv, profesionistë, lista emërore e aprovuar lëshohet nga Komiteti Kombëtar Olimpik Italian (C.O.N.I)

Për informacion të mëtejshëm dhe të saktë, janë në dispozicion në Qëndrën për Punësim në Rimini dhe Riccione, punonjës që janë në gjëndje ti ofrojnë si ndërmarrjeve (istitucioneve), ashtu dhe qytetarëve italianë dhe të huaj:

-informacion mbi mënyrën e puënsimit të qytetarëve të huaj

-këshilla mbi burimet normative për hyrjen, qëndrimin dhe punën

-këshilla për praktikën administrative që ka të bëjë me punën

-këshilla për praktikën administrative të drejtuara ndaj njohjes së titujve të fituar jashtë Italisë

 

V.R. informacionet e paraqitura në sitin e internetit, kanë vetëm karakter informues, disa mënyra veprimi kanë vlera ekskluzivisht në hapësirën e territorit të provincës së Riminit.

 

Për informacion të mëtejshëm, drejtohuni Qëndrës për Punësim të provincës së Riminit:

 

Rimini

Tel 0541/358637 - 0541/358625

Fax 0541/358634

e-mail mediazione@provincia.rimini.it

 

Riccione

Tel 0541/4731310

e-mail c.alimasi@provincia.rimini.it